Europa League

Të hënën shorti, ndarja e vazove për raundin e 1/32-ave

Më përfundimin e ndeshjeve në grupe të Europa Leagues, janë përcaktuar tashmë të gjitha skuadrat që do të shortohen për raundin e 1/32-ave, ditën e hënë, ora 13:00.

32 skuadrat e kualifikuara, 24 nga grupet e Europa League dhe 8 të tjera që vijnë nga Championsi si vende të treta, janë ndarë në dy vazo.

Në vazon e parë janë vendosur skuadrat që e mbyllën grupin në vendin e parë dhe ekipet e treta më të mira që vijnë nga Championsi.

Skuadra të mëdha të vazos së parë, si Chelsea, Arsenali, Interi apo Napoli, shpresojnë të shmangin përplasjet me kundërshtarë të fortë si Lazio, Sporting apo Shaktar Donetsk.

Në bazë të rregullores, në këtë raund nuk mund të ketë përplasje të skuadrave nga i njëjti kampionat.

Vazo 1

Bayer Leverkusen, RB Salzburg, Zenit, Dinamo Zagreb, Arsenal, Betis, Villareal, Eintracht Frankfurt, Genk, Sevilla, Dinamo Kiev, Chelsea, Napoli, Valencia, Inter, Benfica.

Vazo 2

Zyrih, Celtic, Slavia Praga, Fenerbahçe, Sporting Lisbonë, Olimpiakos, Rapid Vjenë, Lazio, Malmo, Krasnodar, Ren, BATE Borisov, Viktoria Plzen, Club Brugge, Shaktar Donetsk, Galatasaray.