Paralajmërimi për ndërtimin e hidrocentraleve në shtratin e Lumbardhit të Pejës ka hasur në kundërshti të mëdha, si nga qytetarët, ashtu edhe nga shoqëria civile.

Kundër këtij investimi, përpos Komunës së Pejës, qytetarëve të saj e shoqërisë civile, ka dalë edhe Baton Begolli, që është Këshilltar për Politika Ujore nga Këshilli Ndërministror për Ujërat në kuadër të Zyrës së Kryeministrit të Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Begolli ka thënë se siç u shkatërrua Lumbardhi i Deçanit, ashtu planifikohet të shkatërrohet edhe Lumbardhi i Pejës.

Për të kundërshtuar ndërtimin e hidrocentralit, për të hënën në Pejë është paralajmëruar protest.

Protesta do të mbahet në orën 12 në Sheshin e Qytetit, raporton Ballkani.info.