Të gjitha variantet e iPhone 12 që Apple do të prezantojë vitin e ardhshëm

pekulimet për linjën e 2020-ës së iPhone po shtohen së bashku me modelet iPhone SE 2 dhe iPhone 12.

Sipas analistëve të Rosenblatt Apple është në proces të shkurtimit të prodhimit të iPhone 11 Pro dhe iPhone 11 Pro Max me afro 25% për tre mujorët që mbyllen në Dhjetor dhe Mars.

Kjo rënie e prodhimit mund ti atribuohet interesit në rënie për smartfonë 4G sipas analistëve. Por qëndrimet janë të ndara.

Analistët e Morgan Stanley hedhin poshtë pretendimin e atyre të Rosenblatt duke thënë se CFO i Apple kishte thënë se seritë iPhone 11 kanë kërkesa të fortë.

Të tjerët janë më optimistë duke thënë se linja e iPhone 11 po shitet më mirë sesa pritej sidomos në SHBA. Përtej parashikimeve, Rosenblatt thotë se Apple do të shesë gjashtë modele të ndryshme të iPhone 12 në 2020.

Këtu përfshihen një model bazë 4G iPhone 12 me ekran 6.1-inç LCD, dy kamera të pasme si në modelin iPhone 11. Nga raportimet do të kemi dy variante iPhone 12 Pro me ekran 5.4-inç OLED, një 4G dhe një 5G.

Në segmentin e lartë iPhone 12 Pro Plus gjithashtu vjen në variacionet 4G dhe 5G. Së fundi do të jetë një telefon ultra-premium iPhone 12 Pro Max i disponueshëm vetëm në 5G. /PCWorld Albanian

  • iPhone 12 4G 6.1-inç LCD
  • iPhone 12 Pro 4G 5.4-inç OLED
  • iPhone 12 Pro 5G 5.4-inç OLED
  • iPhone 12 Pro Plus 4G 6.5-inç OLED
  • iPhone 12 Pro Plus 5G 6.5-inç OLED
  • iPhone 12 Pro Max 5G OLED