Kuvendi

Të gjitha partitë përkrahin shndërrimin e FSK-së në Ushtri, Lista Serbe largohet nga Kuvendi

Të gjitha partitë e pranishme në Kuvend, duke përfshirë edhe partitë opozitare janë deklaruar parimisht se do të përkrahin projektligjin e shndërrimit të FSK-së në Ushtri.

Lista Serbe është larguar nga Kuvendi gjatë diskutimit rreth këtij projektligji, duke e kundërshtuar atë dhe sipas tyre, fjala e minoriteteve duhet të respektohet.

Me gjithë respektin e gëzuar që kanë minoritetet në Kosovë, nëse Kuvendi ka votat e duhura për votimin e këtij projektligji atëherë e ka mundësinë e miratimit, transmeton Ballkani.info.

Së fundmi edhe partia opozitare Vetëvendosje është deklaruar pro këtij projektligji.

Rexhep Selimi nga rradhët e kësaj partie, ka thënë se asnjë parti nuk duhet të shikojë për kundërshtarë të Ushtrisë dhe duhet të kenë unitet.