Të enjten në mesditë priten të dalin në shitje online biletat për ndeshjen Kosovë – Azerbajxhan.
Megjithëse ende nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar nga drejtuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës, Gazetasheshi.com mëson se tashmë është gjithçka gati për tu lansuar online shitja e biletave për ndeshjen e 20 nëntorit.
Çmimi i biletave do të jenë sikurse në dy ndeshjet e kaluara, duke filluar nga dy euro, e deri te ato VIP që priten të kushtojnë 50 euro.
Çmimet e biletave për ndeshjen Kosovë – Azerbejxhan:
J/V –––––––– 2 Euro
L –––––––––– 3 Euro
P/1/2/3/4 –– 5 Euro
P1A/5A ––– 10 Euro
VIP ––––––– 50 euro

Ja ku mund ti blini biletat:
Tiks App është plaforma e krijuar për të ti mundësuar tifozëve që të sigurojnë biletën në mënyrë më efikase.
Kjo platformë tashmë është lansuar dhe vetëm pritet konfirmimi zyrtar për ti lëshuar online biletat.
Linku ku pritet të dalin biletat në shitje: https://tiks.app/?fbclid=IwAR2cC8onqKCYkwKsiXCgYJkxGHj6kF6KFHt0YwpLFg5tQbFndu-Es4vD6ro#







