“Të dua mami, nuk marr dot frymë”, publikohen pamje të reja derisa George Floyd i lutet policisë të mos ta qëllojë

Është publikuar videoja e vdekjes së George Floyd, i cili shihet teksa i lutet policisë të mos e qëllojë. Ai u ndalua nga policia pas një denoncimi se kishte blerë në market me 20 dollarë false.

Videoja është paraqitur e plotë sot në seancën gjyqësore ku ish oficeri Derek Chauvin është i akuzuari kryesor për vrasje me dashje.

Oficeri i drejton armën gjithë kohën George Floyd teksa ky i fundit i thotë se nuk është djalë i keq: Të lutem mos më gjuaj, të lutem mos, unë nuk e dija.

Në momentin që policët e nxjerrin nga makina e tij dhe tentojnë ta fusin në makinën e policisë, ai dëgjohet duke thënë se është klaustrofobik, dhe se duhet ta lënë pak sekonda të mbushet me frymë: Unë po vdes, prisni, unë nuk mundem, nuk jam djalë i keq.

Në këtë moment oficeri me dy të tjerë e shtrijnë Floyd në tokë dhe Derek Chauvin i vendos gjurin në pjesën e qafës. George Floyd po përsëriste se nuk po mbushej dot me frymë, ndërsa përmendi nënën e tij disa herë: Të dua mami, nuk marr dot frymë…

Juristët panë videon e plotë, ndërsa gjyqi i vrasjes së tij vijon në ditën e tretë. Chauvin 45 vjeç, përballet me tre akuza: për vrasje të shkallës së dytë dhe të tretë si dhe akuzën veç për vrasje të shkallës së dytë. Prokurorët thonë se qëndrimi i tij shtrirë me këmbën mbi qafë zgjati 9 minuta e 29 sekonda.https://www.youtube.com/embed/c6jHCGtPu5M?feature=oembed

Nga ekspertiza ka rezultuar se në trupin e George Floyd kishte prani të fentanyl dhe metamfetaminë. Ndërkaq, shitësi i cili njoftoi menaxherin dhe ky i fundit policinë për blerjen me para false nga ana e Floyd ka treguar se ai dukej që kishte konsumuar lëndë narkotike, por që ishte një njeri pozitiv.

Vdekja e Floyd më 25 maj 2020 shkaktoi protesta në të gjithë botën lidhur mbi racizmin dhe brutalitetin e policisë në të gjithë Amerikën. Dhe me gjasë ndikoi edhe në largimin me votë nga presidenca të Donald Trump.

Avokatët e Chauvin thonë se George Floyd nuk ndërroi jetë nga gjuri i oficerit por nga droga, sëmundja e zemrës, presioni i lartë i gjakut dhe adrenalina.

Çështja vijon në gjykatë.