Sot Kuvendi i Kosovës ka shënuar ditën për të drejtat e fëmijëve
Janë shënuar një mori aktivitetesh për të drejtat e fëmijëve, një e drejtë që garantohet me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.
Para disa ditësh Qeveria Haradinaj propozoi që fëmijët nën moshën 16 vjeçare të marrin 10 euro shtesa për çdo muaj. Ky lajm u përshendet, porqë dhe u kritikua sepse shihet si një shtesë shumë e vogel, raporton Ballkani.info
Këshilli për Mbrotjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ) në një email për Ballkani.info ka elaboruar idenë për mbrotjen e të drejtave të njeriut.
Në emailin e gjatë thuhet se KMDLNJ ka përkrahur vazhdimisht të drejtat e fëmijëve.
Deklarimi I KMDLNJ për Ballkani.info.
NIVELI I RESPEKTIMIT TE TE DREJTAVE TE FEMIJEVE NE KOSOVE
Në vitin 1948, Kombet e Bashkuara miratuan Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut, dokumenti i parë ky gjithëpërfshirës dhe ndërkombëtar në fuqi për te drejtat e njeriut. Deklarata përshkruan kategoritë e ndryshme dhe parimet e sistemit të të drejtave të njeriut. Në këtë kuader janë zhvilluar dhe miratuar një pakete mbresëlënëse normative që mbulon të drejtat njerëzore.
Në 200 vitet e fundit, të drejtat e njeriut janë shndërruar nga një koncept perëndimor i se drejtës civile dhe politike, në sistemin e vetëm të njohur universalisht të kohës sonë. Koncepti i të drejtave të njeriut qendron mbi një sistem vlerash universale të përbashkëta nga të gjithë popujt. Të drejtat e njeriut nuk janë mishëruar vetëm në kushtetutat kombëtare, por edhe nga një numër gjithnjë e në rritje të traktateve rajonalo-universale po ashtu dhe ato vullnetare të pranuara si nje detyrim ligjor nga qeveritë. Prandaj qeveritë janë nën detyrimin ligjor dhe politik për të respektuar, mbrojtur, përmbushur dhe për të trajtuar të gjitha qeniet njerëzore që jetojnë në territorin e saj në përputhje me standardet minimale ndërkombëtare të lirisë, barazisë dhe respektit për dinjitetin njerëzor.
Kosova ne Kushtetuten e saj e ka perfshire si te zbatueshme drejtpërdrejtë dhe me prioritet nje numer Konventash nderkomebetare , nder to edhe Konventen për të Drejtat e Fëmijës. Konventa mbi të Drejtat e Fëmijës u aprovua nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara më 20 nëntor të vitit 1989.
Neni 4 i Konventës thotë se shtetet duhet të bëjnë gjithçka për zbatimin e Konventës dhe për garantimin e realizimit të të drejtave ekonomike, sociale dhe kulturore të fëmijëve, duke përdorur për këtë qëllim mjetet që kanë në dispozicion.
Për kundër faktit që Republika e Kosovës nuk posedon të dhëna të sakta mbi numrin e fëmijëve në vend, besohet se Kosova ka popullsinë më të re në Europë. Bazuar në vlerësimet e bëra nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), 21 % e popullsisë së Kosovës janë në mes të moshës 16 dhe 25 vjeç, përderisa konsiderohet se gjysma e banorëve janë nën moshën 25 vjeçare. Kosova poashtu ka miratuar edhe nje Stragji Kombetare per te drejtat e femijeve, ndonese ende nuk ka nje Ligj per te drejtat e femijeve. Edhe përkundër faktit se në Strategjinë për të Drejtat e Fëmijëve parashihet të emërohet zyrtari për të drejtat e fëmijëve pa detyra tjera shtesë, vetëm në 5 komuna si në, Podujevë, Mitrovicë, Gjilan , Istog dhe Klinë janë të emëruar zyrtarët për të drejtat e fëmijëve pa detyra shtesë, ndërsa 29 komuna zyrteret per te drejtat e femijeve kanë detyra tjera shtesë, që vështirëson në masë të madhe zbatimin e strategjive, politikave standarde për fëmijët.
Një numër i vogël i komunave kanë miratuar Rregulloren Komunale për të Drejta e Fëmijëve. Kjo rregullore siguron mbrojtjen e të miturve nga dukuritë që dëmtojnë shëndetin dhe zhvillimin e tyre si alkooli, duhani, narkotiket, punët e rënda, shfaqjet degjeneruese , etj.
Kosova nuk ka ligj për mbrojtjen e fëmijëve. Gjatë vitit 2013, ka filluar të hartohet Ligji për mbrojtjen e fëmijëve, i cili vazhdon të jetë në proces.
Dy ligje kryesore që janë kryesisht për mbrojtjen e fëmijëve, të cilët kanë nevojë për mbrojtje institucionale, janë Ligji Për Familjen Dhe Ligji Për Shërbime Sociale Dhe Familjare, ku kryesisht përmes këtyre dy ligjeve iu është ofruar ndihmë fëmijëve. Ka edhe ligje të tjera që janë specifike për mbrojtjen e fëmijëve në fusha të ndryshme. në Kosovë nuk ka një sistem të integruar të mbrojtjes së fëmijëve, te cilet fillimisht, duhet te mbrohen nga të gjitha format e dhunës, abuzimit, keqpërdorimit, shfrytëzimit, pastaj lënies pas dore apo ndonjë forme tjetër, e që vë në rrezik jetën e tyre, sigurinë shëndetin, arsimin apo zhvillimin e fëmijës.
Sa i përket të drejtave të fëmijëve, mund te themi se është bërë një progres, mirëpo ka edhe shumë për t’u bërë në të ardhmen. Kemi ngecje në realizimin e të drejtave të fëmijëve, sidomos grupet e margjinalizuara si fëmijët me aftësi të kufizuara, komunitetet RAE , si dhe komuniteteve të tjera. Duhet të punohet në mënyrë të vazhdueshme dhe të trajtohen rrënjët se nga vjen problemi me shkeljen e të drejtave të fëmijëve.
Problemet kryesore me të cilat ballafaqohen fëmijët në Kosovë: Varfëria : Me gati 30% e popullsisë jeton nën kufirin e varfërisë (rreth 1euro / ditë), Kosova është një nga vendet më të varfra të kontinentit evropian. Për më tepër, tregu i punës mbetet shumë e vogël dhe e vështirë për të modernizuar: rreth 45% e popullsisë janë të papunë. Varfëria prek fëmijët në vendin e parë, si dhe pakicat rome dhe ashkali.; Puna e Fëmijëve dhe Lypsaria: Shumë fëmijë nën moshën 14 vjeç jetojnë me më pak se € 1 në ditë. Kjo është arsyeja pse shumë femije punojnë kryesisht si shitësit në rrugë ose mbledhin plehrave. Ka edhe shumë fëmijë të lypin në rrugë. Në Kosovë, shumë ë fëmijë i kalojnë në rrugë 10 orë, apo 18 orë, dhe frekuentojnë kafene të ndryshme duke shitur e që patjetër bie në kundërshtim me ligjin. Ne kemi përvoja, monitorojmë edhe qendrat korrektuese dhe mendoj se shumë nga ta kanë filluar duke punuar dhe kanë përfunduar në qendra korrektuese. Ata edhe në qoftë se e kryejnë një program që u ofrohet në qendra përkatëse, e kanë të vështirë të integrohen në shoqëri më pastaj. Këto aktivitete kanë një ndikim jo vetëm në zhvillimin dhe sigurinë e fëmijëve, por edhe në afat të gjatë, për shoqërinë si një e tërë që këta fëmijë nuk shkojnë në shkollë.; E drejta për arsim: Pavarësisht nga një popullsi relativisht të re, arsimi në Kosovë nuk është prioritet. Fëmijët shkojnë në shkollë fillore në tre ose kater ndërrime për shkak të mungesës së infrastrukturës adekuate. Për më tepër, pabarazitë vazhdojnë. Së pari në mes të vajzave dhe djemve, me vetëm 70% të vajzave që përfitojnë nga arsimi i mesëm pas shkollës fillore, në krahasim me 95% për djemtë; por edhe në mes të shqiptarëve të Kosovës.;E Drejta për Shëndetin: Kushtet shëndetësore nuk janë mira. Së fundi, dukuri e HIV / AIDS është në rritje të rrezikshme si pasojë e të mungesës së vetëdijes publike, të arsimit të dobët shëndetësore dhe seksuale, dhe të shfrytëzimit seksual të fëmijëve.; Trafikimi i Fëmijëve: Studimet e koheve te fundit tregojne se trafikimi i fëmijëve është në rritje. Këta fëmijë janë të destinuara kryesisht për shfrytëzim seksual, trafikim organesh dhe punës së detyruar në Kosovë, por edhe në vende të tjera në Evropë.
KMDLNj ne vazhdimesi ka realizuar projekte ne mbrojtjen dhe avokimin e te drejtave te femijeve. Reagimet publike, ndihmat permes donatoreve dhe letrat e hapura drejtuar institucioneve perkatese per sensiblizimin e opinionit publik dhe me gjere jane vetem disa nga format me te cilat kemi arritur t’i eliminojme disa nga shkeljet.







