Të dielën në izolim, Vasili: Mos iu bindni Ramës, bëni faljen e Bajramit

Me urdhër të Kryeministrit Edi Rama të dielën e Bajramit, do të lejohen të dalin vetëm prindërit me fëmijë dhe të moshuarit.

Kjo gjë nuk lejon mbajtjen e faljes së Bajramit, e cila vjen pas agjërimit të Ramazanit.

Ky vendim ka indinjuar shumë besimtarë dhe në mbështetje të tyre ka dalë edhe nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili.

“Mos ju bindni, bëjeni faljen e Bajramit!! Edi Rama me 1500 policë sup më sup dhunoi të dielën më 17 maj të gjitha rregullat e pandemisë për të prishur Teatrin. S’mund të guxojë të ndalë Faljen e Bajramit”, shkruan Vasili.

Ai thotë se nuk ka dy palë rregulla një palë për popullin një palë për Edi Ramën dhe se Akti Normativ ka zero vlerë, se zero e bëri vetë Edi Rama.

“Mos ju bindni!! Ky është mashtrim s’ka asnjë lidhje me pandeminë!! Ky është gjynah që s’ka falje!! Besimtarë myslimanë bëjeni faljen e Bajramit!!”, apelon Vasili.