Rreth 6 mijë e 700 është numri i banorëve në katër komunat veriore të vendit, sipas regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave.

Sipas të dhënave të publikuar sot nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), raporton Ballkani.info.

Në Mitrovicë të Veriut janë 2 mijë e 346 banorë, në Leposaviq janë 3 mije e 207 banorë, Zubin Potok 758 dhe në Zveçan 435 banorë.

Ushtruesi i detyrës së Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), Avni Kastrati, tha se në komunat veriore të Kosovës: Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë të Veriut, pati bojkotim në masë të madhe.

“Rezultatet mund të ndryshojnë pak nga të dhënat paraprake”, tha Kastrati.

Kurse, rezultatet përfundimtare pritet të publikohen në dhjetor. /Ballkani.info/