Draft-Statuti i Asociacionit duhet të miratohet nga Qeveria e Kosovës dhe të dërgohet për rishikim në Gjykatën Kushtetuese, ka kërkuar Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Jim O’Brien në një intervistë për Radio Televizionin e Serbisë (RTS).

O’Brien duke folur për pakicën serbe në Kosovë – në veri dhe jug – tha se është e rëndësishme që “ata të jetojnë normal, si qytetar të Evropës”.

“Asociacioni është hap i rëndësishëm, është e rëndësishme të ketë progrres para se Asociacioni të themelohet. Është e rëndësishme që njerëzit të jetojnë normal, që të regjistrohen martesa e fëmijët, dhe punojmë në këto në të njëtjën kohë”.

“Obligimet kanë ekzistuar që nga 2015, kur u nënshkrua marrëveshja e parë, por ne s’mund të premtojmë afate, por më e rëndësishmja është që serbët të jetojnë si qytetarë normal të Evropës”, ka thënë O’Brien.

Diplpmati amerikan e pa si “dëshirë për të treguar fuqi” moskoordinimin e veprimeve të qeverisë kosovare me Shtetete e Bashkuara të Amerikës.

“Por, për këtë ka pasoja, dhe më e madhja ishte që shtete të mëdha evropiane nuk e lanë Kosovën të anëtarësohej në Këshill të Evropës. Dhe krejt kjo për shkak se nuk ka koordinim”, ka thënë O’Brien.

Mes tjerash ai kërkoi zbatimin e të gjitha marrëveshje të arritura në Bruksel për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.