“Të del situata jashtë kontrollit dhe dukesh si arrogante”, Kiara i kthehet ndjekëses siç askush s’e priste

Pas një mungese, moderatorja e dashur për publikun, Kiara Tito, është rikthyer në ekran me emisionin e saj të ri “Style Star” i cili transmetohet në ‘T7 dhe ABC Albania’.

Ky emision në fakt është një spektakël ku konkurrentët garojnë me njëri-tjetrin. Si një format i ri, Kiara ka kërkuar mendimet e ndjekësve të saj në Instagram, lidhur me programin që po drejton.

Mirëpo, një ndjekëse ka pasur kritika për moderatoren duke i shkruar:

“Ndjesë por po të del situata jashtë kontrollit dhe dukesh si arrogante. Nuk e zoton siç duhet.”

Kiara nuk është mërzitur aspak nga ky moment, madje ka vendosur t’i përgjigjej me sportivitet dhe duke kthyer një përgjigje që askush nuk e priste.

A u mërzit Kiara nga ky koment? Aspak! Ajo e mori me aq sportivitet dhe i ktheu ndjekëses përgjigjen që s’e priste askush.

“Ndjesë për çfarë? Secili është i lirë të shprehë mendimin e vet. Ju falenderoj, por duhet të kuptoni që ka një kohë televizive dhe secili duhet të respektojë kohën e vet, edhe debati e ka një kufi. Ndaj më duhet t’i ndërpres shpeshherë, edhe pse jo me dëshirë.”- ka sqaruar Kiara me qetësi.