Të çliruar nga pandemia| Myslimanët në mbarë botën festojnë Fitër Bajramin

Me një festë tre ditore, myslimanët në vende të ndryshme të botës kremtojnë fundin e muajin e shenjtë të agjërimit të Ramazanit.

Të çliruar nga kufizimet e pandemisë, mijëra besimtarë vërshuan në Xhaminë e Madhe Baiturrahman të Banda Aceh në Indonezi, për faljen e Bajramit të Madhe. Qeveria vendase tashmë ka hequr pothuajse të gjitha masat e lidhura me Covid 19-të, duke lejuar që vendet e kultit të përdoren me kapacitet të plotë.

“Forca e pandemisë ka rënë shumë, dhe sic mund të shihet, muslimanët këtu janë shumë entuziastë nga fakti që mund të fallen në këtë xhami, e cila është krenaria e popullit të Aceh-s.”- tha besimtari.

“Jam kaq e prekur nga e gjithë kjo. Vitin e kaluar, masat ishin ende të rrepta dhe të gjithë duhet të mbanin maska mbrojtëse. Këtë vit, maskat nuk janë më të detyrueshme, dhe ne mund të lutemi përsëri të gjithë së bashku.”– tha një besimtare

Një numër i madh indonezianësh sakaq u mblodhën për një falje masive në rrugë pranë Kishës Protestante Koinonia në kryeqytetin Xhakarta. “Ky është imazhi i diversitetit tonë. u shpreh një klerik mysliman.

“E respektoj vërtet kishën këtu. Kërkuam leje që ta kryenim pranë saj faljen tonë të namazit, dhe pranuan. Marrëdhënia jone është shumë e mirë, nuk kemi asnjë lloj konflikti.”– tha kleriku mysliman Paid Ponandang Hasan

Asnjë gjurmë e pandemisë nuk shihej as në xhaminë al-Rajhi të Rijadit, ku qindra besimtarë sauditë u mblodhën në ambientin e mbyllur të saj për të kryer ritin e lutjeve. Në Rripin e Gazës, mijëra besimtarë u lutën në rrugë, e pamje të ngjashme mbërritën dhe nga Afganistani dhe vende të tjera.

Festimet e Bajramit varen nga koha kur Hëna e re shihet nga autoritetet fetare lokale. Duke qenë se Hëna e re nuk u pa të shtunën pas namazit të mbrëmjes, kremtimet nisën sot në Arabinë Saudite, Katar dhe vendet fqinje. Vende të tjera mund t`i nisin festimet e tyre të martën bazuar në shfaqjen e Hënës së re.