Të burgosurit punojnë karrige, ia dhurojnë SHSKUK-së

Në vazhdën e aktiviteteve të punës së organizuar nëpër burgje, Shërbimi Korrektues i Kosovës i dhuroi donacion Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës tri karrige të gjata, tre kontejner të mbeturinave dhe tri shporta duhani, të cilat janë punuar nga të burgosurit e Qendrës Korrektuese të Dubravës.

Të burgosurit e Dubravës, përveç se kanë aktivitete të shumta sportive, ata zhvillojnë edhe aktivitete tjera, me të cilat shprehin talentin në punën dhe zanatet e tyre që ata zotërojnë.

Secili punim i kryer nga të burgosurit në punëtoritë e SHKK-së, kryesisht përdoren për nevojat e qendrave korrektuese dhe atyre të paraburgimit, shumë prej tyre jepen edhe donacion.

loading…