Të burgosurit e infektojnë qëllimisht njëri-tjetrin me virus që të lirohen nga burgu VIDEO

Një grup i të burgosurve në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara besohet se qëllimisht është infektuar me koronavirus për t’u liruar më herët nga burgu.

Në qendrën e ndalimit “Pitchess” në mesin e prillit u raportua për një rritje të papritur të rasteve me Covid-19 dhe dukej se askush nuk kishte sqarim për këtë.

Komandanti i policisë, Alex Villanueva, njoftoi të hënën se 21 të burgosur e kanë infektuar me sukses njëri-tjetrin me koronavirus duke e ndarë mes vete një shishe me ujë të ngrohtë dhe duke e përdorur të njëjtën maskë.

https://videos.dailymail.co.uk/video/mol/2020/05/11/448739817770142871/640x360_MP4_448739817770142871.mp4?_=3 </p