Të bukura dhe të pasura: 15 miliarderet që janë vazhdimisht në qendër të vëmendjes FOTO

Personalitetet e njohura janë përherë në qendër të vëmendjes, kudo që shfaqet, e sidomos kur është fjala për femra të reja, të bukura dhe të pasura.

Ato gjithmonë joshin interesim, qoftë nëse janë aktore, këngëtare, modele apo femra të zakonshme që nuk kanë lidhje me botën e argëtimit, porse janë të pasura.

Disa prej tyre ndodhen në kulmin e karrierës së tyre, ndërsa më poshtë jua sjellim përmbledhjen e një liste me femra që kanë thuajse gjithçka – edhe bukurinë, edhe pasurinë.

Le ti shikojmë me rradhë se cilat janë:

15. Marie Besnier Beauvalot Babai i saj është themelues i kompanisë Besnier Group, e njohur tash si Lactalis dhe merret me shitjen e produkteve të qumështit. Nga viti 2000, Marie dhe vëllezërit e saj e kanë trashëguar kompaninë që ka vlerë prej 2.5 miliardë dollarë.
14. Tamara Ecclestone Është vajza e miliarderit Bernie Ecclestone, manjati britanik, i cili e ka drejtuar Formula 1. Krahas pasurisë, Tamara ia ka borxh gjithçka babait të saj, pasi që është marrë edhe me modelizëm dhe televizion.
13. Perenna Kei Është e bukur, ka shumë para dhe i ka realizuar të gjitha dëshirat e saja në moshë shumë të re. U bë miliardere në moshën 24 vjeçare, ndërsa një pjesë të madhe të pasurisë e ka bërë vet.
12. Charlotte Casiraghi Sipërmarrësja italiane me dukjen e saj, lë përshtypjen se është modele. Asaj i pëlqen jeta luksoze dhe ka gjithçka që dëshiron, ndërsa është e teta në radhë për fronin e Monakos, megjithatë vazhdon të merret me shkrime dhe redakturë.
11. Sara Blakely Kjo miliardere amerikane është pranë të pesëdhjetave, por vazhdon të duket bukur. Biondja e famshme është një prej fermave më të fuqishme dhe më me ndikim në botë, e cila e ka bërë vet pasurinë e saj. Në fakt, është fjala për themeluesen e brendit Spanx.
10. Julia Louis-Dreyfus Ka pasuri prej 3.4 miliardë dollarësh, ndërsa është aktore dhe komike, prandaj shumëkush pyetet se si e ka bërë pasurinë. Në fakt, babai i saj është miliarder, ndërsa edhe gjyshin e ka pasur biznesmen të suksesshëm.
9. Anna Schafer Është aktore dhe producente. Në vitin 2018 e lansoi Bāeo (Bare Essential Organics), linjën kozmetike për kujdes ndaj lëkurës.
8. Aerin Lauder Natyrisht se keni dëgjuar për brendin Estee Lauder, prandaj ndoshta keni dëgjuar edhe për mbesën e themeluesit, Erin, e cila pas përfundimit të shkollës u përfshi në biznesin familjar, ndërsa tash ka edhe kompaninë e saj personale.
7. Vanisha Mittal Babai i Vanishas është Lakshmi Mittal, një biznesmen që ka pasuri në vlerë prej 16.4 miliardë dollarësh. Sukseset dhe popullariteti i vajzës së tij janë pikërisht falë ndikimit të madh dhe vlerësimit që ka Lakshmi.
6. Dylan Lauren Duke qenë se është pjesë e botës së modës, nuk është befasi për popullaritetin e saj. Ajo është vajza e dizajnerit të njohur, Ralph Lauren.
5. Holly Branson Holi Brenson është vajza e biznesmenit dhe investitorit ekscentrik, Richard Branson dhe po ashtu është pjesë e Virgin Group, të cilin e udhëheq, ndërsa ka diplomuar edhe në mjekësi. Ajo ka punuar në shumë spitale në Londër.
4. Georgina Bloomberg Vajza e Michael Bloomberg, Georgina, ka pasuri prej 18 miliardë dollarësh, si edhe në mënyrë produktive i shfrytëzon paratë e trashëguara duke u marrë me punë humanitare.
3. Amanda Hearst Aktivistja, modelja dhe redaktorja, Amanda Hearst, ka profesione të shumta, edhe pse pjesën më të madhe të parave e ka trashëguar nga korporata, të cilën e ka themeluar gjyshi i saj. Megjithatë, ajo vazhdon të jetë në kërkim të realizimit të ambicieve të saja.
2 Josie Ho Është aktore dhe këngëtare e suksesshme, ndërsa është vajza e mbretit të bixhozit, Stanley Ho. Babai i saj i ka edhe 16 fëmijë të tjerë pos saj, megjithatë Josie e ka trashëguar një shumë të madhe, të cilën e ka rritur me punën e saj.
1 Ivanka Trump E para në listë është vajza e presidentit amerikan, Donald Trump, Ivanka, e cila konsiderohet si një prej femrave më të bukura që kanë shkelur në Shtëpinë e Bardhë. Kurdo që e fotografojnë, ajo është e gatshme për të pozuar. Në një periudhë të jetës së saj është marrë edhe më modë, ndërsa aktualisht është asistente a babait të saj.