Kosova

Të bashkuar si kurrë më parë, lojtarët e Kosovës vizitojnë “Dardanët” para nisjes në Andorrë

Futbollistët e Kombëtares së Kosovës kanë vizituar tifogrupin “Dardanët” pak para nisjes për në Andorrë, atje ku do ta zhvillojnë ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

Kosova luan në udhëtim tek Andorra më 12 tetor me fillim nga ora 20:45.

Kryetari i tifogrupit “Dardanët”, Lulzim Berisha publikoi disa fotografi të përbashkëta gjatë vizitës së lojtarët të Kosovës tek fanclubi i tifogrupit.

I pranishëm në mesin e tifozëve dhe lojtarëve ishte edhe presidenti i FFK-së, Agim Ademi.

“Si zakonisht edhe kësaj radhe djemtë e Kombëtares së Kosovës na nderuan të gjithë ne Dardanëve me vizitën e tyre pak para nisjes drejt Andorrës”.