Dritan Tali, Këshilltar i Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka pyetur “miqtë” e tij në Facebook se cila është më me interes, që KEK-ut t’i futen filtrat apo që të merret projekti i gazsjellësit amerikan.
Tali iu është referuar si “i ashtuquajturi” dhe “gaz amerikan”, projektit amerikan për gazsjellësin.
“A është më në interes tonin që KEK’ut t’ia fusim filtrat për ta desulfatizuar, ashtu që KEK’u të ketë “zero ndotje” (siç është bie fjala termocentrali në Bobov Dol të Bullgarisë), çmimin e të cilit program e dijmë, apo të futemi në programin e të ashtuquajturit “Gazit Ameriakan”, çmimin e të cilit nuk e dijmë?!”, ka thënë Tali.
Më tutje ai është mbështetur në rezervat e thëngjillit në Kosovë dhe për infrastrukturën, duke thënë se për gaz nuk kemi infrastrukturë, e duke thënë se s’i dihet çmimi i këtij projekti.
Ky është postimi:
Një pyetje miq:
A është më në interes tonin që KEK’ut t’ia fusim filtrat për ta desulfatizuar, ashtu që KEK’u të ketë “zero ndotje” (siç është bie fjala termocentrali në Bobov Dol të Bullgarisë), çmimin e të cilit program e dijmë, apo të futemi në programin e të ashtuquajturit “Gazit Ameriakan”, çmimin e të cilit nuk e dijmë?!
PS: e keni parasysh se thëngjillin e kemi tonin me sasi të madhe dhe e kemi infrastrukturën për ta shfrytëzuar (pra duhen veç filtrat) gjersa gaz nuk kemi dhe nuk e kemi as infrastrukurën e saj për ta shfrytëzuar.







