Të arrestuarin për fajde, Ismet Osmanin – Currin, e lidhin me Veselinoviqin dhe Radojiçiqin!

Pesë persona u arrestuan dje si të dyshuar për fajde, detyrim dhe kërcënim. Në mesin e të arrestuarve ishte edhe Ismet Osmani i njohur si Curri.

Gjykata vendosi dje që katër prej tyre të mbahen në paraburgim prej 30 ditësh, ndërsa Rrahim Hashimi u liruar në mungesë të provave.

Policia po ashtu ka bërë të ditur se po kërkon edhe dy persona tjerë, pjesë e këtij grupi që kryesisht ka funksionuar në Mitrovicë.

Të dyshuarit akuzohen se me dhënien e fajdeve kanë krijuar pasuri në vlerë prej 2.5 milionë euro, dy shtëpi në Prishtinë, vetura dhe para.

Raportohet se anëtarët e këtij grupi në vitin 2012 i kishin dhënë hua (fajde) biznesmenit kosovar 350 mijë euro, dhe borxhi i tij secilin muaj rritej për 25 mijë euro, shkruan Ballkani.info.

Që të ndahej me ta, biznesmeni është dashur të paguaj për tre hekatrë tokë të cilën Osmani dhe dy të dyshuar tjerë e kishin blerë afër rrugës Prishtinë-Ferizaj për 600 mijë euro. Pronarit të tokës i ishin paguar 250 mijë euro, ndërsa pjesa tjetër i ishte ngarkuar biznesmenit.

Si siguri që do t’i kthejë 350 mijë euro, biznesmeni një anëtarit të grupit ia kishte dhënë shtëpinë në Pejë.

Pasi që nuk kishte arritur ta paguante pjesën e mbetur, atij i kishin shkuar në derë dhe ia kishin marrë çelësat e shtëpisë, ndërsa kur e kishte arritur shumën prej 700 mijë eurosh, i ishte marrë toka në vlerë 900 mijë euro.

Kush është Curri?

Ismet Osmani i njohur si Curri llogaritet si kriminel që ka vepruar kryesisht në Mitrovicë dhe pjesën veriore. Në raportin e shërbimit sekret gjerman BND nga viti 2005, ai ishte cilësuar si kontabandues i drogës, cigareve dhe naftës, shkruan Ballkani.info.

“Vlerësohet jashtëzakonisht i rrezikshëm”, shkruan në raportin e BND-së.

Emri i tij përmendet edhe në raportin e shërbimit informativ të Serbisë për kriminelin nga veriu, Zvonko Veselinoviq nga viti 2011, të cilin e ka publikuar rrjeti serb i gazetarisë hulumtuese KRIK.

Në këtë raport Osmani përshkruhet si bashkëpunëtori kryesor i Veselinoviqit në pjesën jugore të Mitrovicës.

“Në planin e tregtisë ilegale me narkotikë, Veselinoviqit bashkëpunon afër me Ismet Osmanin dhe Mentor Beqirin nga pjesa jugore e Mitrovicës, ku të përfshirë janë edhe organizatat ndërkombëtare të drogës nga Turqia, Maqedonia dhe Mali i Zi. Kanali ka për qëllim transportimin e drogës në vendet e Evropës Perëndimore”, thuhet në raport.


Veselinoviq (i pari) dhe Radojiçiq

KRIK raporton tutje se drogën nga Osmani e merrte Veselinoviqit, kumbar i Milan Radojiçiqit dhe e çiqit dhe e çonte në Serbi.

Edhe Veselinovqit edhe Radojiçiq janë të dyshuar për vrasjen e politikanit serb në veri, Oliver Ivanoviq. /Ballkani.info/