Të ardhurat e Joshuas në rimeçin ndaj Ruizit kalojnë shumën e 100 milionë eurove

Anthony Joshua mbrëmë ka fituar një shumë të majme të parave nga fitoja ndaj Andy Ruizit.

Boksieri britanik fitoi 59 milionë euro nga rimeçi ndaj meksikano-amerikanit që zgjati 12 raunde, derisa fitoi me pikë.

Por, ky fitimi mund të rritet deri në 118 milionë euro shkaku i pjesës së marketingut dhe të drejtave televizive.

TalkSport raporton se Joshua ka një marketing tejet të shtrenjtë dhe kjo do të bëjë që të jetë njëra ndër përballjet më të paguar në histori të boksit.

Rekordin aktualisht me të ardhurat më të larta e mbanë Floyd Mayweather që kishte fituar 250 milionë euro nga meçi me Conor McGregorin në vitin 2017.

Kjo i bije që Joshua do të fitojë dy milionë euro për çdo minut që ka qëndruar në ring ndaj Ruizit.