Mbappe

Tchouameni “konfirmon” transferimin e Mbappes tek Real Madridi

Gjatë muajit të kaluar u raportua gjerësisht se Kylian Mbappe i ka bërë të ditur Paris Saint-Germainit vendimin e tij për t’u larguar nga klubi në fund të sezonit.

Kontrata e tij skadon në qershor dhe ai nuk e ka për synim që të nënshkruajë një të re, duke lënë derën të hapur që më në fund t’i bashkohet Real Madridit në verë.

Një marrëveshje nuk është arritur ende, por Mbappe së fundmi deklaroi se nuk ka asgjë për të njoftuar.

Sidoqoftë, bashkëlojtari i tij tek Franca, Aurelien Tchouameni, duket se e ka konfirmuar kalimin e Mbappes në Spanjë gjatë një interviste për mediumin francez Telefoot. Ai zbuloi se shoku i tij i ngushtë do t’i bashkohet atij tek Real Madridi pas përfundimit të sezonit aktual.

“Spanjollët tashmë janë në dijeni se çfarë lojtari është Mbappe. Kur ta shohin atë në baza ditore, do ta kuptojnë se çfarë lojtari i madh është”, ka thënë Tchouameni.

Tifozët e Real Madridit janë duke numëruar ditët deri në transferimin e Mbappes dhe një njoftim zyrtar pritet të vijë së shpejti.

Është raportuar se gjithçka mund të bëhet zyrtare vetëm në momentin kur njëra prej dy ekipeve eliminohet nga gara në Ligën e Kampionëve.