Tayson Fury, pas meçit dhe fitores së mbrëmshme ndaj D. Wilder, i pyetur se si i ndje kur u nokautua nga kundërshtari, në mes tjerash tha:
“Isha shumë i vetëdijshëm dhe pashë gjyqtarin të numëronte, ‘tre, katër’, por isha gjithmonë atje. Ai më tronditi, më rrëzoi, por kjo është boksi. Kjo nuk ka të bëjë me atë se sa herë ju bini poshtë ose sa herë humbni, ka të bëjë me mënyrën se si vazhdoni të ktheheni dhe vazhdoni të ecni përpara” raporton CNN.
“Duhet të vazhdosh të lëvizësh dhe të vazhdosh të luftosh; jo vetëm në jetë, por në përgjithësi. Asgjë nuk do të jetë kurrë e lehtë. Nëse doni diçka që është shumë e vështirë për ta arritur, atëherë duhet të sakrifikoni, përkushtoheni dhe të vazhdoni të shtyni, pavarësisht se çfarë dhe kurrë mos lejoni që dikush t’ju thotë, “ju nuk mundeni”, sepse sonte përsëri tregova se sa është pozitive të arrish gjithçka që dëshiron, përderisa e beson këtu “, përfundoi Fury.







