Tayna shkëlqen në imazhet nga Spanja teksa merr pjesë në një dasmë

Ditëve të fundit, reperja e njohur Tayna po qëndron për pushime në Spanjë, saktësisht në Barcelonë dhe Ibiza.

Nga atje krijuesja e hitit “Qe qe” ka mbajtur të përditësuar fansat e saj me imazhe dhe video të ndryshme.

Duke mos munguar paraqitje atraktive, reperja nga Prizren e tillë erdhi edhe në disa imazhe që postoi së fundmi teksa mori pjesë në një dasmë atje.

.

Për të shkëlqyer në këtë ceremoni të miqve të saj të huaj, Doruntina Shala (emri i plotë) kishte përzgjedhur një fustan dypjesësh me gurë me shkëlqim.

Veshja ngjyrë ari me material kryesisht të tejdukshëm kishte një çarje në njërën këmbë që e bënte reperen të dukej edhe më joshëse.

Foto: Tayna/Instagram

25-vjeçarja i shtoi hijeshi veshjes me një palë këpucë me taka po ashtu ngjyrë ari dhe një çantë dore të kaltër.

Në mbishkrimin e imazhit, Tayna ngacmoj fansat duke i pyetur për projektin e ri muzikor.