Tayna reagon keq kur pyetet nëse ka qenë e fejuar, ironizon me fansin

Tayna është shpeshherë transparente me adhuruesit e saj.

Kjo bën që këngëtarja të reagojë jo rrallë herë para publikut të shprehë temperamentin e saj.

Kështu, në një pyetje drejtuar saj, nëse ka qenë e fejuar, Tayna ka ironizuar ashpër me fansin.

“Po qysh jo, edhe fmi bineq kam. Zhdukuni. E fejume me 15 vjet a? Krijo jetën tënde”, u shpreh Tayna në përgjigjen për fansin.

Duket se reperja ka qenë në lidhje në të kaluarën për të cilën kanë njohuri adhuruesit e saj, por që duket se Tayna e ka marrë vetëm si një romancë rasti në adoleshencë.

Reperja vazhdon të shijojë suksesin e bashkëpunimit me Ledrin, “Aje”.

Ajo mbetet artistja femër më e kërkuar për këtë dimër.