Tayna publikon një fragment të këngës së re: Vera do të jetë më e nxehtë sesa mendoni

Tayna është në përgatitje të këngës së re, e cila mban titullin “Kalle”.

Autorja e shumë hiteve i ka njoftuar fansat e saj se projekti i ri muzikor do të vijë “së shpejti”.

Doruntina Shala (emri i vërtetë i reperes) e ka publikuar një video, në të cilën shfaqet duke interpretuar një fragment të këngës së re.

“Nuk keni dëgjuar gjë akoma d.m.th. Vera do të jetë më e nxehtë sa që po mendoni…”, është përshkrimi i videos.

Bashkëpunimi me Butën, “Mashallah”, është ndër realizimet e fundit me videoklip nga Tayna që e ka publikuar edhe albumin e parë në karrierë, të titulluar “Bipolar”.