Reperja Tayna dhe Ledri Vula i kanë bashkuar idetë për këngën e re të cilën sapo e lansuan në kanalin zyrtar në Youtube.
‘’Aje’’ titullohet kënga e cila vjen e realizuar edhe me videoklip.
Për tekstin e këtij projekti muzikor janë kujdesur dy këngëtarët ndërsa për klipin Imagine Films.
Fansat e shumtë të dy artistëve mezi kanë pritur publikimin e kësaj kënge andaj në Youtube ka filluar të klikohet.
Pranë videos madje kanë nisur edhe komentet pozitive.







