MPJD

Tatuazhet dhe vetura me shqiponjë – pamje të Artan Zymberajt, që dyshohet se u mbyt në një burg të Serbisë

Artan Zymberaj një i ri nga Peja, u dënua me 3 vjet burg, në Serbi. Artani vdiq para disa ditëve, derisa po vuante dënimin në burgun e Stremska Mitrovica, në Serbi.

Familjarët po dyshojnë, se Artanin e vranë në burgun e Stremska Mitrovica, sepse ai mbante tatuazhe me motive kombëtare. Tashmë trupi i tij është rrugës për në Norvegji, aty ku pritet t’i bëhet obduksioni, e të zbulohet e vërteta e vdekjes së tij.

Nacionale ka siguruar fotografi ekskluzive, të Artan Zymberaj, ku shihet se kishte tatuazhe të ndryshme, me motive kombëtare. Familjarë kanë thënë se Artani mbante edhe figurën e Skënderbeut, në shpinë.

Mediumi  ka siguruar edhe fotografi të veturës me të cilin Artani po hynte në Serbi, e që sipas familjarëve e njëjta, gjendet ende në duart e institucioneve serbe. Edhe vetura gjithashtu, përmbante elemente të flamurit kombëtar.

Artan Zymberi, ishte i arrestuar e po mbahej në burgun e Sremska Mitrovica. Brenda burgut ra një zjarr. Artani vdiq vetëm disa ditë pas kësaj.

Familja e Artan Zymberit dyshon se djali i tyre, u mbyt në burgjet e Serbisë, e sot kur do të duhej ta mernin kufomën, Policia serbe nuk e ka lejuar njërin nga familjarët e Artanit, të futet në Serbi. Ata janë nisur sërish për herën e dytë, drejt Beogradit. Kësaj rradhe babai i Artan Zymberit. Nacionale sjellë detaje.

Dyshimet e familjes: I ndjeri e kishte tatuazh Adem Jasharin

Dyshimet kryesore të familjes Zymberi janë se ai u mbyt në burg sepse mbante në gjoks tatuazh Adem Jasharin, e në kraharor Skënderbeun.

“Ngjarja që u kallë burgu ka ndodhë me 22 nëntor. Aty është raportu vetëm se janë lëndu 4 gardianë. Neve na kanë thënë në fillim se ka vdekur prej zemrës, pastaj prej lukthit. Atë raport Serbia ja ka dërgu Norvegjisë. Por ne nuk e kemi pranu raportin, se Artani ka vdekur prej shkaqeve natyrore, sepse pra, pak ditë më herët ka pasë shpërthim në burg. Kemi kërku, obduksionon me bë në Norvegji, për me i ditë shkaktarët”, tregon njëri nga familjarët.

Tutje familjarët tregojnë se kur e kanë vizituar Artanin në burg, ai ka qenë i maltretuar.

“Kur ka shkuar nëna e Artanit në vizitë aty në burg, e ka pa se djali është malltretuar. Madje ai është frikësu me bë muhabet të lirë, me nënnë e tij. Siq tregon vetë nëna e Artanit, gjatë vizitës në burg, Artani tërë kohën e ka kthyer kokën mbrapa, duke u frikësuar se dikush po i vjen nga mbrapa”

Familjarët e Artanit thonë se për krejt këto arsye, ata kanë vendosur që ta kërkojnë ekstradimin e djalit të tyre, për në Norvegji.

“E kemi kërku për me ekstradu në Norvegji. Në Serbi e malltretojshin, e rrahnin. E pamë se djali i ka punët keq. Por qe tash, në proces të ekstradimit jemi kanë, por Artani vdiq. Ne jemi të bindur se e kanë mbyt, veqse ka pasë tatuzhat me Adem Jasharin e me Skënderbeun, edhe kur e kanë arrestu ka qenë me veturë, me një shqiponjë të madhë përpara” deklaron ky familjar. Madje për këto pretendime, familjarët pretendojnë se e kanë një dëshmitar, i cili gjindej në burg me Artanin, e që është nga Siria.

Pse u arrestua Artani?

Burimi i Gazetës Nacionale, ka thënë se Artan Zymberi, u arrestua në kufi me të hyrë nga Kosova në Serbi, para një viti.

Arsyet e arrestimit të tij, gjithmonë sipas burimit, ishin sepse Artanit iu gjetën disa medikamente, të cilat ai po i merrte me vetë për në Norvegji.

Për Artan Zymberin u nis edhe procesi gjyqësor, për çka ai u dënua, me 3 vjet e gjysmë burgim, thotë burimi.

“E kanë dënu, 3 vjet e gjysmë. Tash ka pasë me u ekstradu këtu ne Norvegji.”

Çka raportuan mediat Serbe?

Mediat serbe, raportuan për zjarrin i cili “ra” në burgun e Sremska Mitrovica. 6 ishte bilanci i të lënduarëve sipas, Kuririt serb.

4 roje e 2 të burgosur, u lënduan, u dogjën dyshek, e tymi mbase ua zuri frymën. Thuhej ndër të tjera në raportimet e mediave serbe.

“Gjithsej katër roje dhe dy të burgosur janë lënduar mbrëmë në një zjarr që ka ndodhur në IEVP në Sremska Mitrovicë. Sipas informacioneve jozyrtare, mbikëqyrësi kujdestar i burgut në orën 23:20 ka lajmëruar zjarrfikësin në Sremska Mitrovicë. dhe raportoi se kishte rënë zjarr në katin përdhes të njërit prej pavioneve. Zjarrfikësit kanë ndërhyrë menjëherë pasi janë thirrur, por në momentin që kanë mbërritur rojet e burgut kanë arritur të shuajnë zjarrin”, thuhej në raportimin e mediave serbe.

Gjatë asaj ndërhyrjeje janë plagosur katër gardianë, me gjasë nga thithja e tymit, si dhe dy të burgosur të tjerë. Ata u ndihmuan nga ekipi i urgjencës – sipas një burimi të mirëinformuar. Gjithsej gjashtë zjarrfikës të cilët kanë arritur në Institucionin Korrektues Sremska Mitrovica me një automjet kanë kryer kontrollin e vendit të zjarrit. Dyshohet se nga zjarri janë djegur disa dyshekë. Nuk dihet ende se si ka rënë zjarri, por do të përcaktohet nga një hetim i detajuar.” shkruanin mediat serbe.

Siq duket njëri nga dy të burgosurit e “lënduar” ishte vetë Artan Zymberi, por që më pas, për vdekjen e tij nuk u raportua askund në Serbi.

Mediat e Norvegjise, e raportuan vdekjen

Sipas mediumit norvegjez vg.no, Ministria e Jashtme e Norvegjisë ka qenë në dijeni që një shtetas norvegjez ka vdekur në Serbi.

Kështu i kishte thënë mediumit këshilltari i lartë i ministrisë, Lars Gjemble.

Përveç ndarjes së informacionit se janë informuar të afërmit e tij, Ministria e Jashtme nuk ka mundur të jap më shumë detaje.