Analisti, Ismaili Tasholli, ka kritikuar ashpër Shefin e Kabiniteti të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, Luan Dalipin, pasi i njëjti gjatë një sulmi që ia bëri sot mediave kishte theksuar ekzistencën e “qytetarëve të denjë”.

Tasholli i ka rekomanduar Qeverisë Kurti që të punojë e të mos merret me kotësira.

Këtu keni postimin e plotë të Tashollit:

“Valla bre, njeri duhet me kanë shumë magar (nëse jo fashist) me i nda qytetarët në ‘të denjë dhe të padenjë’… Se po pritoj me i shpjegu konsekuencat e këtij qëndrimi.

Kapni more punoni najsen se faqja e zezë doni me u ba, ju myti kotësia”, ka shkruar Tasholli në llogërinë e tij në Facebook.

Përndryshe, sot Shefi i Kabinetit të Kryeministrit Albin Kurti ka bërë një shkrim agresiv ndaj mediave në vend.