Tanku rus bie në minën anti-tank, ushtarët vrapojnë në të gjitha anët për t’i shpëtuar më të keqes

Konvoji i ushtrisë ruse që po lëvizte në lindje të Ukrainës ka hasur në “befasi”.

Derisa po lëviznin në terren malor, tanku që i printe kësaj njësie, ra në një minë anit-tank e cila hodhi në erë mjetin e blinduar.

E ushtarët e tjerë që ishin në tankun tjetër zbresin dhe fillojnë të vrapojnë në të gjitha anët për të shmangur më të keqen.

Në anën tjetër një ushtar rus që po filmonte rrugëtimin e tyre, dëgjohet duke i bërë thirrje bashkëluftëtarëve që të ikin më shpejtë.

Pamjet e këtij momenti ka arritur t’i sigurojë ushtria ukrainase e cila ka bërë të ditur se autori i videos është zënë rob dhe se pamjet i kanë siguruar pasi e kanë bastisur mjetin e tij të blinduar. /Telegrafi/