Tanke e snajpera në Tiranë… fëmijët përdorin armët e ushtrisë (?!)

Në 74 vjetorin e çlirimit të Shqipërisë nga pushtuesit nazifashist, pedolaja pranë Ministrisë së Brendshme në Tiranë është shndërruar në një ekspozitë të disa prej mjeteve dhe armatimeve të ushtrisë shqiptare.

Në pedonale janë shfaqur tanke, makina të blinduara si dhe një sërë armësh të rënda e deri tek snajperat që përdor ushtria e Frocave të Armatosura.

Të shumtë kanë qenë qytetarët që janë tërhequr nga ekspozeja e armëve, veçanërisht të rinjtë dhe fëmijët. Madje jo të pakta kanë qenë rastet kur fëmijëve i janë dhënë në dorë armët, një moment ky fort i debatueshëm nëse një të mituri i duhet dhënë arma.

Më poshtë disa foto të momenteve në ekspoze, postuar nga Tch./Express