Violeta Kukaj

Tani të ndarë, Violeta Kukaj nuk ishte as 12 vjeçe kur u njoh me bashkëshortin

Këngëtarja Violetë Kukaj është ndarë nga bashkëshorti i saj, Faik Retkoceri.
Në disa intervista të shumë kohëve më parë, të pyetur se si u njohën, vetë Faiku ka treguar historinë e tyre interesante.

Ja ç’thotë Faiku: “E kam pa fillimisht në objektin e televizionit të RTP-së, tek bëhej një xhirim i ansamblit të njohur në atë kohë “Shotë Galica” të Drenasit. Atëherë Violeta ishte më e reja e ansamblit. Ishte një vajzë, fëmijë 12 vjeçare.”

“Tek pas shtatë vjetësh me këngën “Eja ti” në festivalin “Akordet e Kosovës, paraqitja e Violetës me një pamje krejt tjetër më befasoi. Natyrisht aty më kaploi një ndjenjë, të cilën nuk e kisha pasur më herët. Ishte kjo ndjenja e dashurisë dhe aty vendosa: O kjo vajzë do jetë e imja për grua, o asnjë tjetër për jetë. Dhe ashtu ndodhi… E pëlqyem njëri-tjetrin dhe u martuam dhe vazhdojmë të jetojmë në bashkëshortësi të lumtur”.