Sulmuesi i Ajax, David Neres ka rrëfyer mënyrën se si u vu në kontakt me të dashurën e tij aktuale, Kira Winona.
22-vjeçari tregoi se e pa modelen rastësisht në Instagram dhe i shkoi një mesazh me dy fjali për ta ftuar për të dalë. Kaq mjaftoi që ai të siguronte një takim me bukuroshen bionde.
“Jam Davies Neres. Eja tek unë”, me këto fjalë iu drejtuar futbollisti gjermanes me një mesazh të vetëm në Instagram.
Në një intervistë ai shpjegoi se vajzat gjermane i kanë shumë qejf djemtë nga Brazili, prandaj ai tha se e pati shumë të thjeshtë të lidhej me Kira-n.
Talenti i Ajaxit tregoi qartë se është një tip ndryshëm dhe me besim të plotë në vetvete. Këtë e vërteton edhe intervista dhe kjo përgjigje: “Pse është kaq e bukur e dashura jote”, e pyet gazetari, “Sepse është e lidhur me mua”, përgjigjet braziliani.
Neres po kalon një moment të mirë edhe në aspektin sportiv, teksa këtë sezon ka zgjuar edhe interesin e Everton dhe e ardhmja e tij mund të jetë larg Holandës në fund të këtij sezoni.











