Kryeministri në ardhje

Talat Xhaferi lartëson Ali Ahmetin: Sot jemi dëshmitarë të edhe një dite historike

Kryeministri në ardhje, Talat Xhaferi, ka thënë se nuk ekzistojnë fjalë mjaftueshëm të fuqishme që e përshkruajnë kontributin dhe vizionin Ali Ahmetit në ndërtimin e historisë bashkëkohore të Maqedonisë së Veriut.

Xhaferi në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se sot jemi dëshmitarë të edhe një ditë historike për shqiptarët.

“Njeriu mbahet mend për veprat që i lë në trashëgimi për gjeneratat e ardhshme dhe rrugët që i trason në histori. Nuk ekzistojnë fjalë mjaftueshëm të fuqishme që e përshkruajnë kontributin dhe vizionarizmin Ali Ahmeti në ndërtimin e historisë bashkëkohore të shtetit tonë. Sot jemi dëshmitarë të edhe një dite historike për ne!”, ka shkruar ai.