Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi ka qëndruar sot në Gllogjan.

Ai fillimisht ka bërë homazhe te varrezat e dëshmorëve në këtë fshat, e më pas është pritur edhe nga kryeministri Ramush Haradinaj në kullën e tij.

Për të nderuar Xhaferin, në Gllogjan ka shkuar edhe deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, ministri i Infrastrukturës dhe Telekomunikacionit, Pal Lekaj, etj. /Ballkani.info/