Fushë Kosovë

Taksisti e sulmon seksualisht një femër në Fushë Kosovë

Një rast i sulmit seksual është raportuar dje në polici. Viktima ishte sulmuar seksualisht nga një shofer i një taksi ilegal.

Rasti sipas policisë kishte ndodhur të enjtën në orën 20:30 në Fushë Kosovë.

“Me datën 26.10.2018 viktima femër K/Shqiptare ka raportuar se derisa kishte qenë duke udhëtuar me një taxi ilegal, vozitësi i veturës i dyshuari mashkull e kishte sulmuar seksualisht atë, e cila kishte dalë nga vetura derisa kishte qenë në lëvizje dhe nuk është raportuar për lëndime”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës. Sipas policisë rasti është duke u hetuar.