Një qytetar i Kosovës ka alarmuar për një rënie të befasishme tjetër të bursës e që dëmton të gjithë qytetarët e vendit që do të tërheqin paratë nga Fondi Pensional i Kosovës.
Qytetari Gëzim Krasniqi, thotë se kur ka aplikuar për tërheqjen e 10 përqindëshit, shuma për tërheqje kishte qenë 1 mijë e 42 euro.
Pak më shumë se një javë më pas, kjo shumë i është rrudhur për gati 200 euro, në 846 euro, përcjell Periskopi.
Sidoqoftë personi në fjalë ka qeshur ironikisht me fatin e keq të tij dhe qytetarëve tjerë të vendit.
Vetë Fondi Pensional e ka pranuuar se ka pasur rënie të çmimit në bursë – duke u arsyetuar se kjo kishte ndodhur shkaku i pandemisë.










