Taksa 10 euro për të hyrë në Prishtinë, deputeti i AAK-së: Populli nuk mund t’i durojë këto përralla

Minimumi 10 euro do të paguajnë qytetarët e qyteteve tjera të cilët dëshirojnë të hyjnë në Prishtinë. Kështu ka deklaruar së fundmi nënkryetari i Prishtinës, Selim Pacolli.

E një ide të tillë është kundërshtuar jo vetëm nga opozita në Prishtinë e qytetarët, por edhe nga partia e Ramush Haradinajt.

Deputetit i AAK-së, Gazmend Syla ka thënë që ata që mendojnë që Kosovë duhet të përshtatët jetesës së tyre, e kanë gabim.

“Të gjithë ata që mendojnë se Kosova duhet t’i përshtatet mënyrës së jetesës Në çdo variant më mirë është që ata të provojnë të gjejnë veten në shtete tjera, aty ku ndihen më së miri, qoftë ata që e duan Londrën, qoftë ata që mendojnë se kufiri është te hekurudha.Vendi jonë nuk është eksperiment”, ka shkruar ai.

Syla thotë se populli nuk mund t’i durojë këto përralla.

“Edhe ashtu, fukarallëku është në kulm. Nuk ua kemi borxh këto”, ka shkruar Syla.