Takoi tre multimilionerë gjatë një viti, kjo grua mendon se “jeta është shumë e shkurtër për të kaluar kohë me dikë që është ‘fukara’”

Një zonjë ka zbuluar këshillat e saj duke thënë se më mirë do të ishte të takonit dhe të kalonit kohë me një milioner të martuar, pasi kishte shijuar një verë dashuri me një manjat.

Sipas mediave britanike, ka qenë Gweneth Lee, 47 vjeçe, ajo që ka dhënë këshillat e saj për gratë, ndërsa ka shpërndarë fotografi nga pushimet e saj prej 50,000 funtash, të cilat përfshinin një qëndrim në një suitë prej 1.000 funte në natë në Hotelin Hassler ekskluziv të Romës dhe udhëtime për në Gucci.

Ajo ka thënë se zonjat nuk duhet të kenë kurrë marrëdhënie seksuale që në takimin e parë dhe të bëjnë hulumtime nëse “burri” i saj i ardhshëm është i pasur.

Kështu, duke dashur të argumentojë një gjë të tillë, Gweneth tha: “Mendimi im është se jeta është shumë e shkurtër për të kaluar kohë me dikë që është jo i pasur”.

“Jeta është shumë më argëtuese kur dashnori yt është milioner. Ju mund të shijoni festën e ëndrrave tuaja dhe të mos paguani asnjë qindarkë”.

Gweneth, nga Chelsea, në perëndim të Londrës, ka takuar tre multi-milionerë gjatë vitit të kaluar, përmes një webfaqe në internet, duke sugjeruar që gratë duhet të ndjekin webfaqet që tërheqin klientë të pasur.

Ajo si “ideale” sheh burrat e moshuar mbi 40 vjeç të cilët janë të martuar ose në marrëdhënie afatgjata dhe mund të kenë marrëveshje me partnerë për të takuar gra të tjera.

loading…