Takohen Vuçiq e Harchenko: Rusia e gatshme të kontribuojë në zgjidhjen e problemit me Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka pritur sot në takim ambasadorin e Rusisë në Beograd, Alecander Bocan-Harchenko, me të cilin kanë diskutuar për raportet bilaterale dhe për situatën në rajon.

Një nga temat e diskutimit ka qenë edhe dialogu dhe zgjidhja finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, gjë për të cilën ambasadori rus ka thënë se shteti i tij është i gatshëm të involvohet për të gjetur një zgjidhje.

Harchenko thotë se Rusia si një anëtar i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara është i gatshëm të kontribuojë në një zgjidhje që do të ishte brenda kornizave të ligjit ndërkombëtar.

Presidenti serb ka përsëritur edhe një herë qëndrimin e tij se duhet një kompromis për të shkuar deri tek një zgjidhje finale ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, megjithatë nuk pret ndonjë rikthim të shpejtë në dialog, bazuar në situatën aktuale politike në Kosovës dhe çështjen e taksës, shkruan telegraf,.

Ndërkohë ambasadori rus ka thënë se çështja e Kosovës është e një rëndësie të madhe për stabilitetin e rajonit, dhe që Rusia është e gatshme të përfshihet dhe të kontribuojë në gjetjen e një zgjidhje.

loading…