Kryeministri më i vjetës në botë, Mahatir Mohamad, 93 vjeçar, shef i qeverisë së Malajzisë, është takuar në Vjenë me kryeministrin më të ri në botë, Sebastian Kurzin e Austrisë.
Kurz është vetëm 32 vjeçar.
Tema kryesore e dy kryeministrave ka qenë përmirësimi i raporteve ekonomike ndërmjet dy vendeve, shkruan Ballkani.info.
Kurz ka theksuar se raportet e dy vendeve janë të mira, dhe se Malajzia është partner i rëndësishëm ekonomik i Austrisë në Azinë juglindore me qarkullim tregtar vjetor prej 860 milionë euro.
Edhe pse kjo shifër është e lartë, është vlerësuar se ekzistojnë edhe më shumë kapacitete që të ketë rritje. /Ballkani.info/






