Takohen Haradinaj e Kryemadhi, bisedojnë për aktualitetin politik në Kosovë dhe Shqipëri

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme në Durrës është takuar me Monika Kryemadhin, kryetaren e LSI-së.

“Përsëri në Shqipëri, përsëri në Durrës. Kënaqësi të kem një bashkëbisedim me Monika Kryemadhin, Kryetaren e LSI-së, lidhur me aktualitetin politik në dy shtetet tona”.

“U gëzova, po ashtu, të shoh qytetarët e Kosovës, që po i kthehen bregdetit shqiptar”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social Facebook.