Emisari i BE-së

Takimi i Lajçak me O’Brien dhe Escobar, rikfonfirmohet se BE dhe SHBA janë në një linjë për Dialogun dhe rajonin

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, ka qëndruar për një vizitë zyrtare në Washington, ku është takuar me Ndihmës Sekretarin, Jim O’Brien dhe Zëvendës ndihmës Sekretarin dhe emisarin për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Lajcak ka thënë se në takim kanë diskutuar për rrugën përpara sa i përket dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe se gjithashtu kanë folur edhe për çështjet rajonale që lidhen me Ballkanin Perëndimor.

Emisari sllovak ka thënë se në këtë takim kanë rikonfirmuar bashkëpunimin e shkëlqyer në mes të SHBA-së dhe Bashkimit Evropian.

“Kam kënaqësinë të takohem me Jim O’Brien dhe Zëvendës Ndihmës Sekretarin Escobar sot në Uashington për të diskutuar rrugën përpara në Dialog dhe çështje të tjera rajonale në Ballkanin Perëndimor. Rikonfirmuam bashkëpunimin tonë të shkëlqyer BE-SHBA”, ka shkruar Lajçak.