Takimi i Kurtit me ambasadorin britanik në Kosovë, ja për çfarë u bisedua

Kryeministri Albin Kurti, priti në takim ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott.

Një gjë të tillë e ka bërë me dije Zyra e Kryeministrit nëpërmjet një komunikate dërguar medieve.

“Ambasadori Abbott uroi kryeministrin Kurti për marrjen e detyrës dhe shprehu gatishmërinë dhe vullnetin e qeverisë britanike për të ndihmuar Kosovën sidomos në fushën e sundimit të rendit e ligjit dhe të sigurisë”, thuhet në komunikatë.

Në takim është biseduar edhe për normalizimin e raporteve me Serbinë, për të cilën Abott tha se ka Kosova ka mbështetjen e Britanisë.

“Abbott tha se në planin afatgjatë Mbretëria e Bashkuar, në kuadër të rolit në QUINT, do të vazhdojë të përkrahë Kosovën për t’u bërë shtet funksional e stabil dhe me raporte të normalizuara me Serbinë”, thuhet tutje.