Kryeministri Albin Kurti priti në takim homologun e tij shqiptar, Edi Rama, pas një kohe të gjatë që s’u zhvillua një takim e këtij formati mes tyre.

Takimi i tyre u mbajt pas mbledhjes së përbashkët të dy kuvendeve, Kosovës dhe Shqipërisë, më herët në Kuvendin e Kosovës.

Sidoqoftë, ky takim ishte i shkurtër. Raportohet se takimi zgjati vetëm pesë minuta.

Në këtë seancë Kurti e Rama mbajtën fjalime, por me thumba e kishte Rama kundrejt Kurtit rreth çështjes së raporteve me aleatët.

Po ashtu, dy kryeministrat shkëmbyen edhe një letër me mesazhe derisa në foltore po mbaheshin fjalimet.