Kryeministri shqiptar

Takim dyditor – Rama mbledh qeverinë në Lezhë

Paraditja e së martës do ta gjejë kabinetin qeverisës të kryeministrit shqiptar Edi Rama të mbledhur në Lezhë në një takim “retreat” dy ditor.

Të tilla takime janë tashmë traditë, të cilat zhvillohen çdo fillim viti dhe përpara nisjes së pushimeve të verës.

Top Channel mëson se në takim do të jenë edhe kryetarët e komisioneve parlamentare, transmeton Klankosova.tv.

Në këtë takim në Lezhë pritet të diskutohet se çfarë është arritur nga detyrat e lëna në takimin e ngjashëm në Tepelenë.