Tahiri zbulon se Pacolli s’bëri ambasador nga Ferizaj siç donte ky, i tha se do të dalë në Vetëvendosje

Duke u kthyer prapa në retrospektivë, në një deklaratë të tij se do të heqë dorë nga AKR-ja, deputeti Labinot Tahiri, ka zbuluar një sekret me shefin e tij të partisë.

Në Rubikon të KTV-së, Tahiri ka thënë se para kësaj, Behgjet Pacolli i kishte premtuar që do të bëhet ambasador një person nga Ferizaj.

“Unë kam oferta nga të gjitha partitë politike. Pacolli më pati thënë se do të bëhet ambasador dikush nga Ferizaj, nuk ndodhi”, tha Tahiri, duke lënë të kuptohet se kjo kishte bërë që ai të deklarohet se do ta lë AKR-në dhe do të anëtarësohet në Vetëvendosje.

I pyetur se pse nuk ndodhi kjo, Tahiri tha se “u përmbush kriteri i tij për emërimin e Ministrit të Punëve të Brendshme”.

Ai ka thënë se në politikë është vetëm qe dy vjet, por “ka 5 vite që trajnohem nga pak”.

“Me Vetëvendosjen ta këqyrim kur kryhen zgjedhjet çka do të ndodh. Nuk fola me Albin Kurtin por e di se ai ka vullnetin që unë të jem aty”, ka thënë Tahiri.