Tahiri thotë se Vushtrria sot është zgjuar me vërshime, do të kërkojmë ndihmë nga Qeveria

Kryetari i komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri ka thënë se qytetarët e kësaj ane, sot janë zgjuar me vërshime nga lumi Silnica.

Tahiri ka thënë se po bëjnë përpjekje maksimale të t’iu dalë në ndihmë të gjithë banorëve.

Ai njëherit ka thënë se për dëmet e shkaktuara, do të kërkojnë ndihmë nga Qeveria, për konpensim të dëmeve.

Image may contain: outdoor and water

Shkrimi i tij i plotë:

Vushtrria sot është zgjuar me vërshime nga lumi Silnica dhe gjendje të rënduar të ekonomive familjare dhe banorëve në pjesën e qytetit, afër lumit Silnica!

Ekipet emergjente, mjekësore dhe FSK kanë evakuar banorët. Po bëjmë përpjekje maksimale për të ju dalur në ndihmë, gjendja është e rënduar edhe tani.

Do të kërkojmë nga Qeveria kompensim të dëmit banorëve.

Shkolla fillore Naim Frashëri në qytet është duke u bërë gati për strehim për qytetarët që kanë nevojë.

Zoti na ndihmoftë!