Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri thotë se “Kosova po fle” dhe nuk po merr masa për ta “përballuar krizën e rëndë ekonomike dhe rritjen e çmimeve”.
Ai shkroi në Facebook se shtetet e rajonit po marrin masa, ndërsa Kosova, siç shkruan ai, “në gjumë”.
“Rajoni vepron, Evropa ndërhyn, Kosova pse po fle? Qeveria e Kosova duhet urgjentisht, që nga nesër, të marrë masa konkrete për të përballuar krizën e rëndë ekonomike dhe rritjen e çmimeve. Gjendja është alarmante”, shkroi Tahiri.
“Që çka bëjnë dy shtete të rajonit dhe një anetare e BE-së: Maqedonia e Veriut
, edhe pse ka çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon (1.50 euro), 20 cent ma lirë se në ka paralajmëruar masa të reja për të mbrojtur qytetarët nga kriza. Në Shqipëri, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se do të ndërhyhet për uljen e çmimeve, gjithashtu po përgatitet për masa konkrete ( shih lajmin). Ndërkohë, Spanja tashmë ka vepruar, duke shpallur një paketë prej 5 miliardë eurosh: ulje të TVSH-së për karburantet nga 21% në 10%, subvencione rreth 0.20€ për litër, ulje të taksave të energjisë dhe mbështetje për familjet dhe bizneset. E Qeveria e Kosovës? Në gjumë???”, shtoi ai.







