Tahiri: Qeveria Kurti degradoi pagat e mjekëve, policëve e ushtarëve, ndërsa rritën ato për kryeministrin e ministrat

Edhe pse ishte pritur për shumë kohë, Ligji i Pagave në sektorin publik nuk i ka gëzuar fare shumë prej zyrtarëve publikë.

Anipse pritej që përmes këtij ligji të mundësohet ngritja e pagave, një gjë e tillë duket se nuk ndodhi.

Madje në kuadër të zyrtarëve policorë dhe të tjerëve theksohet se pati rënie të pagës.

Në lidhje me këtë ka reaguar edhe deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Abelard Tahiri.

Tahiri theksoi se në krizën më të madhe ekonomike që nga paslufta, Qeveria e drejtuar nga Albin Kurti ka degraduar pagat e mjekëve të përgjithshëm, teknikëve mjekësor, policëve, ushtarëve, shërbyesve civil si dhe shumë kategorive të tjerë që paguhen nga buxheti i Kosovës, ndërsa ia rritë pagën kryeministrit dhe ministrave.

“Ky veprim degradues, është vulë për dekurajimin e profesionistëve që të qëndrojnë në Kosovë”, tha ai.