Tahiri: Qëndrojmë në sallë kur të votohet qeveria, por jo edhe kur të votohet presidenti!

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka konfirmuar se deputetët e kësaj partie do të qëndrojnë në sallë kur të votohet Qeveria Kurti.

Po ashtu ai ka thënë që nuk do të votojnë, e as që do të jenë prezent në sallë kur do të votohet për presidentin e ri, shkruan Ballkani.info.

Qeveria Kurti pritet të votohet pas pak minutash.