Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë në Bruksel, Edita Tahiri, ka shpërndarë dokumente strategjike që kanë të bëjnë me dialogun Kosovë-Serbi në të kaluarën.

Tahiri në një postim në rrjetin social “Facebook” sqaroi se Kosova kishte strategji për dialog me Serbinë, madje aty ishin specifikuar dhe vijat e kuqe nga ana e Kosovës.

Ajo gjithashtu tha se kjo platformë ishte e mbështetur me rezolutë edhe nga Kuvendi i Kosovës.